FOTO/ Rama pret kryeministrin e Portugalisë: Diskutuam modelet e Inteligjencës Artificiale…

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTO/ Rama pret kryeministrin e Portugalisë: Diskutuam modelet e Inteligjencës Artificiale…

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot (3 dhjetor) në kryeministri, homologun e Portugalisë, Antonio Costa. Kreu i qeverisë, e cilëson kryeministrin portugez si një reformator të mirënjohur dhe të shumë vlerësuar.

Rama zbulon se gjatë takimit është diskutuar për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë e dy vendeve, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!

 ‘Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!’- shkruan kreu i qeverisë.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Midis Portugalisë dhe Shqipërisë ekzistojnë marrëdhënie të mira politike, mbështetjeje reciproke, mirëkuptimi dhe miqësie, të cilat kanë njohur vetëm rritje, duhet përmendur hapja e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë për rajonin e  Lisbonës si dhe hapja e Konsullatës së Nderit të Portugalisë në Tiranë. Shqipëria është e prirur të ruajë me Portugalinë, një bashkëpunim pragmatik si për çështje që përbëjnë objektiva imediatë për politikën tonë të jashtme, ashtu edhe për objektiva, synime, projekte më afatgjata, në organizata dhe nisma shumëpalëshe.

Portugalia ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme, si anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës, ashtu edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2007 kur Portugalia mori për herë të II-të presidencën e BE-së. Portugalia gjithmonë ka mbështetur pozitivisht dhe pa kushtëzime Shqipërinë dhe ka shprehur gatishmërinë për të dhënë eksperiencën e saj në procesin e integrimit evropian.

Të dyja vendet kanë mbështetur reciprokisht kandidaturat e tyre në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Shqipëria në vazhdimësi ka mbështetur të gjitha kandidaturat e Portugalisë për zgjedhje në organet e ndryshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE