Ukraina: Zbehen luftimet ruse në Avdivka!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina: Zbehen luftimet ruse në Avdivka!

Qyteza ukrainase Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme të trupave të Rusisë, në 24 orët e fundit ka regjistruar një zbehje të ofensivës ruse, për shkak të humbjeve të mëdha të ushtrisë së Moskës dhe motit të keq. Kështu u shpreh për mediat, kryebashkiaku Vitaly Barabash.

Për gati dy muaj, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdivkas, qytezë industriale në afërsi të Donjeckut, e cila është kthyer në një prej pikave kyçe të luftimit.

Ushtarët rusë tani janë në lindje, si edhe veri e në jug të qytezës, e cila është kthyer në një gërmadhë. Por, Ukraina thotë se ushtria e saj është duke e kontrolluar atë rajon dhe po zmbraps sulmet.

“Në 24 orët e fundit, numri i sulmeve tokësore është zvogëluar”, deklaroi Barabash, për një televizion ukrainas. Sipas tij, “luftimet janë zbehur për shkak të tre faktorëve: motit të vështirë, humbjeve të mëdha ruse dhe mungesës së ushtarëve”.

Gjithnjë e më pak rusë kanë vullnet që të luftojnë.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka konfirmuar këto deklarata në mënyrë të pavarur. Për shkak të luftës për një kohë të gjatë, ukrainasit e konsiderojnë qytezën si simbolin e tyre të rezistencës. Siç dihet, lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE