Zhurma të një filmi pornografik gjatë shortit të Euro 2024/Ja kush ishte autori i shakasë që ‘turpëroi’ UEFA-n (VIDEO)

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhurma të një filmi pornografik gjatë shortit të Euro 2024/Ja kush ishte autori i shakasë që ‘turpëroi’ UEFA-n (VIDEO)

Një skenë e turpshme ndodhi gjatë shortit të Europianit “Gjermani 2024” në Hamburg, ku kombëtaret e kualifikuara në këtë kompeticion mësuan kundërshtarët në grupe, përfshirë dhe Shqipërinë.

Gjatë shortit, në skenë filluan të dëgjoheshin zhurma të një filmi pornografik dhe shumë figura të njohura të futbollit që nuk mbanin dot të qeshurën. Mësohet se gjithçka ishte një shaka e hidhur për UEFA-n, nga personazhi i YouTube, Danier Jarvis, i njohur si “Jarvo 69”.

Ashtu si gjatë mbulimit të BBC-së për ndeshjen mes Wolves vs Liverpool, britaniku kishte porositur që të vendosej një telefon në një nga karriget e skenës dhe si zile të saj kishte vendosur pikërisht këto zhurma. Me anë të disa telefonatave, ai bëri të mundur që zhurmat të dëgjoheshin shpesh gjatë transmetimit live të shortit.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë ai, teksa ka publikuar një video ku shihet teksa bën telefonatën dhe më pas tallet duke thënë:

E dëgjuat? Këtë e bëmë ne.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE