Afërdita Dreshaj na provoi dhe njëherë se të shkosh nga të duash si ushqimi ynë nuk ka!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afërdita Dreshaj na provoi dhe njëherë se të shkosh nga të duash si ushqimi ynë nuk ka!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale nga përditshmëria e saj e më së fundi ka ndarë me ne një vakt të sajin që besojmë të gjithëve ‘na shkon goja lëng’ kur e shohim. Bëhet fjalë për byrekun tradicional të shtëpisë që modelja e postoi në Instastory-n e saj duke na treguar kështu edhe njëherë se të shkosh nga të duash si ushqimi ynë nuk ka!

Së fundmi, Afërdita na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët. Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.

Para pak javësh me anë të disa Instastory-ve, Afërdita na emocionoi me të vërtetë shumë. Teksa, modelja na tregoi se do të udhëtojë disa ditë për në Gjermani dhe do të qëndrojë larg djalit të saj, vogëlushi shfaqej duke i tërhequr mamasë së tij valixhen për ta ndihmuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE