A e uruan për programin e ri? Ja çfarë ndodhi thotë Dojna Mema për drejtuesit e Top Channel

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Koha nuk i shëron plagët”, mes emocionesh, Dojna Mema flet për humbjen e të atit

Dojna Mema ishte e ftuara e rradhës e Ermal Peçit në programin e tij ‘E diela jonë’.

Këtë sezon televiziv e shohim Dojnën tek ‘Piranjat’, program që pranon se e ka marrë shumë përzemer, aq më tepër për shkak të kauzave sociale që trajton.

E pyetur në lidhje me ambjentimin drejt një televizioni që ska më logon e Top Channel, tregon se nuk e ka vuajtur peshën e logos aq më tepër që punon krah figurave si Krasta e Meço.

Por a ka marrë mesazhe urimi për punën e re nga drejtuesit e TCH me të cilët ka punuar prej vitesh?

‘Nuk prisja të më çonin mesazh kur fillova ‘Piranjat’. A do më bëhej qejfi? Sigurisht që po. Nuk e pres por e mirëpres. Unë do ta bëja për një koleg timin në Top channel’ – tha Dojna.

Kujtojmë se përsa i përket largimit nga kjo shtëpi mediatike, moderatorja tregoi pak kohë më parë se nuk ndodhi aspak mirë.

Dojna tregoi se nuk ishte një ndarje me shtrëngim duarsh ashtu siç ajo do të donte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE