Moska përballet me një sasi rekord dëbore!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moska përballet me një sasi rekord dëbore!

Temperaturat në një pjesë të Siberisë kanë rënë në minus 56 gradë të hënën, ndërsa kryeqyteti i Rusisë, Moska është përballur me reshje rekord të borës dhe pengesa në fluturime.

Në Republikën Saka, e cila ndodhet në verilindje të Siberisë dhe është shtëpi e Jakutskut, njërit prej qyteteve më të ftohta në botë, temperaturat ranë në minus 50 gradë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të këtij vendi. Në Oimiakon, një zonë në Saka, temperaturat ranë në minus 56 gradë të hënën mbrëma.

Meteorologët rusë thanë se do të jetë sikur të ishte më shumë se minus 60 gradë në Oimiakon, duke marrë parasysh erën dhe lagështinë e ajrit dhe se temperaturat do të bien edhe më shumë gjatë natës.

 “Në pjesën evropiane të Rusisë, në territoret siberiane dhe urale, acari pritet të rritet në javët e para të dhjetorit”, tha Instituti Kombëtar Hidrometeorologjik i Rusisë. Pothuajse e gjithë Saka ndodhet nën sipërfaqen e ngrirë të tokës. Në rajonin e kryeqytetit, Yakutsk, i cili shtrihet rreth 5.000 kilometra në lindje të Moskës, temperaturat ishin rreth minus 44 deri në minus 47 gradë.

Temperaturat prej minus 50 gradëve janë bërë më pak se të zakonshme në vitet e fundit, për shkak të ndryshimit klimatik. Kryeqyteti rus u përball me një ndër reshjet më të mëdha të borës deri më tani më 3 dhjetor. Më shumë se 35 centimetra borë ranë vetëm brenda një dite.

Fluturimet u shtynë në disa prej aeroporteve të Moskës, si pasojë. Temperaturat në Moskë dhe në rajonet rreth kryeqytetit parashihen të bien në rreth minus 20 gradë në fund të kësaj jave.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49964 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE