Bombardimet ruse vrasin dy persona në jug të Ukrainës!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bombardimet ruse vrasin dy persona në jug të Ukrainës!

Bombardimet ruse kanë shkaktuar vdekjen e dy personave në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, më 3 dhjetor.

Kreu rajonal, Oleksandr Prokudin, tha më 4 dhjetor se përveç vdekjeve, tetë persona u plagosën pasi rajoni ishte shënjestruar 117 herë nga bombardimet ruse. Në kryeqytetin rajonal, Herson, zonat e banuara, objektet mjekësore dhe infrastruktura të tjera u dëmtuan, tha Prokudin.

Udhëheqja ushtarake e Ukrainës në Herson tha se qyteti ishte nën “zjarr të madh” nga forcat ruse nga “bregu i majtë i okupuar përkohësisht” i lumit Dnjepër.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

As Ukraina, as Rusia nuk publikojnë informacione lidhur me viktimat nga radhët e tyre, por sipas vlerësimeve jozyrtare amerikane, që janë raportuar nga New York Times në mes të gushtit, afër 70.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 100.000 deri në 120.000 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, Rusisë është raportuar se i janë vrarë 120.000 ushtarë, dhe 170.000 deri në 180.000 të tjerë janë plagosur.

Zelensky së fundi ka thënë se humbjet e Ukrainës janë “pesë herë më pak” sesa ato të Rusisë, por ai po ashtu ka lënë të kuptohet se qindra ushtarë ukrainas vriten apo plagosen çdo ditë gjatë periudhave kur ka luftime intensive.

Më herët, Bashkimi Evropian (BE) ia ka dorëzuar Ukrainës 300.000 nga një milionë predhat e premtuara deri tani, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, të mërkurën në Bruksel, në takimin e NATO-s.

Duke folur për gazetarë në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake, Kuleba bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes industrive të mbrojtjes së Ukrainës dhe NATO-s për t’u siguruar se Kievi i ka të gjitha furnizimet e nevojshme për ta mposhtur Rusinë, e cila e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Në luftën e Ukrainës me Rusinë, predhat e artilerisë 155mm luajnë rol vendimtar. Harxhimi i 6.000 deri në 7.000 predhave në ditë tregon për rëndësinë strategjike të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE