Dua Lipa e paska tradhtuar Romain me një mashkull tjetër? Kapet ‘mat’ me këngëtarin (Foto)

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa e paska tradhtuar Romain me një mashkull tjetër? Kapet ‘mat’ me këngëtarin (Foto)

Pas lajmeve se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin francez, Romain Gavras, artistja po përflitet se ka nisur një romancë me këngëtarin Omar Apollo.

Megjithëse këngëtari ka deklaruar se është homoseksual, fansat janë të bindur se Dua dhe këngëtari janë në një lidhje me njëri-tjetrin pasi ata janë parë mjaft të lumtur teksa largoheshin së bashku nga festa e ‘Balenciaga’.

Dua i ka dhënë fund lidhjes së saj me regjisorin Romain Gavras, pasi për momentin dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

“Dua dhe Romain kanë bërë rrugë të ndara pas një vere dashurie. Dyshja i dhanë fund marrëdhënies përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan si një punëtore, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”, thotë një burim për ‘The Sun’.

Yli i muzikës pop konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

Këngëtarja u pa për herë të fundit me ish-in e Rita Orës, duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE