Fëmija juaj ju akuzon se nuk e doni, ja si të veproni në situata të tilla!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fëmija juaj ju akuzon se nuk e doni, ja si të veproni në situata të tilla!

Rritja dhe edukimi i një fëmije ndonjëherë është shumë e vështirë. Një nga fjalitë më të vështira për t’u dëgjuar janë: “Mami/Babi, ti nuk më do mua”. Në atë moment ju mendoni se keni dështuar si prindër me idenë se keni bërë diçka të gabuar me ta. Atëherë ju prireni të gaboni dhe gabimi më i madh që mund të bëni është sigurisht vërtetimi i pamjaftueshëm i emocioneve të fëmijës; jeni kaq të fokusuar në trishtimin që ndjeni dhe shpesh neglizhoni atë që ndjen fëmija.

Ne kurrë nuk mund të përjetojmë përvojën e një tjetri, edhe nëse është fëmija ynë. Ju dëshironi të rrisni fëmijë që i besojnë vetes, fëmijë që e dinë kur plotësohen nevojat e tyre dhe kur jo dhe që përpiqen në mënyrë aktive të përmbushen emocionalisht. Kur i thoni fëmijës tuaj se “po gabon, mami të do shumë”, ju e thoni këtë për të qetësuar zemrën tuaj, për t’ju bërë të ndiheni më mirë në praninë e ndjenjave të fëmijës suaj.

Kur ne i përgjigjemi çdo gjëje që thonë fëmijët tanë, ne duam të sigurohemi që po i përgjigjemi asaj që ata thonë nga këndvështrimi i tyre, jo nga këndvështrimi ynë. Studimet nga spektri psikologjik tregojnë efektet e ndjeshmërisë në në marrëdhëniet e njeriut dhe natyrisht në rritjen e fëmijëve. Kur të dashurit tanë na duan dhe na dhurojnë dashuri, ne ndihemi të vlefshëm, të respektuar për nevojat dhe ndjenjat tona dhe të pranuar ashtu siç jemi në një moment të caktuar. Ne kemi një shans për të zbuluar se kush jemi në të vërtetë, çfarë është e rëndësishme për ne, çfarë na shtyn.

Problemi është se mënyra se si portretizohet dhe përdoret empatia nuk është empati e vërtetë. Bëjini fëmijës tuaj këto pyetje: “Ti mendon se unë nuk të dua tani, pse, si ndihesh kur i thua vetes se nuk të dua?”, “A ndihesh i frikësuar?”. Në varësi të moshës dhe komenteve të fëmijës suaj, zbuloni se cila është përvoja e tij dhe diskutojeni me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE