Sot një ndër personazhet publik më të pëlqyer, por a ju kujtohet Ledion Liço kur konkuronte te “Ethet”?!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot një ndër personazhet publik më të pëlqyer, por a ju kujtohet Ledion Liço kur konkuronte te “Ethet”?!

Ledion Liço është një figurat publike dhe moderatorët më të pëlqyer ndër vite.

Ndonëse tashmë puna e tij është kryesisht në produksionin e “Top-Channel” dhe jo nën dritat e skenës, lajmet se Ledioni mund të moderojë sezonin e tretë të BBV, e kanë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Ndonëse karriera e tij si moderator është e gjatë, Ledioni daljen e tij të parë publike e ka pasur si konkurent në një talent-show muzike.

Shumë prej jush mund t’i kujtohet kur për herë të parë në ekran, Ledion Liço konkuronte te “Ethet e së premtes mbrëma”.

Ishte edicioni i parë i konkursit të vetëm asokohe, që mblidhte gjithë talentet e muzikës, të cilin e aspironte dhe moderatori.

Ledioni konkuroi te “Ethet e së premtes mbrëma” dhe edhe pse mori 3 “Po” nga juria, konkurimi i tij nuk vazhdoi gjatë.

Pas skualifikimit Ledioni shkruante “Mos pranoni kurrë një Jo si përgjigje. Mos lini askënd t’ju tregojë çfarë mund dhe nuk mund të bëni! Vetëm ju i dini aftësitë tuaja të vërteta, apo jo?!”. 

Ledioni e fitoi sfidën e tij, pasi sot është një nga personazhet më të dashur për publikun dhe numëron mjaft suksese në karrierë.

Por, ja si dukej konkurimi i tij i parë në vitin 2002 dhe emocionet që ka përjetuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49447 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE