Afërdita në Akrep: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

vovalbania December 05, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 27 korrik 2023

Afërdita ka mbërritur në Akrep, çka do të thotë: Në këtë ngjarje qiellore, do të zbulosh më shumë rreth të ardhmes së lidhjes tënde dhe të kuptosh qartë se ç’kërkon nga një marrëdhënie. Mund të përballesh me zënka, me disa probleme, por do të marrësh vesh njëherë e mirë se si do të shkojë marrëdhënia.

Dashi

Një mundësi e re për të rritur të ardhurat do të vijë drejt teje këtë javë. Kjo do të kërkojë sigurisht, më shumë punë dhe investim nga ana jote. Mund të lidhet me çështje prone apo një projekt që do të shfaqet në mënyrë të papritur. Gjithsesi, sidoqoftë, do të përfitosh.

Demi

Që një marrëdhënie të ecë përpara, duhet që gjithsecili të bëjë pjesën e vet. Lidhja mund të jetë në çështje biznesi apo romance. Kjo nuk është një periudhë e mirë për t’i bërë presion partnerit/es romantik apo ortak në sipërmarrje, pasi do të hasesh me një rezistencë kokëfortë, e cila mund t’i ngadalësojë, ose edhe ta përkeqësojë marrëdhënien.

Binjakët

Duhet të tregosh më shumë kujdes për shëndetin. Mund të ndihesh mirë dhe energjik/e në aspektin fizik, por jo në atë mendor dhe shpirtëror. Gjatë kësaj jave mund të përballesh me situata që të sjellin ankth dhe stres. Por, dëgjoje me vëmendje trupin tënd dhe merr pushimin e duhur nëse të nevojitet.

Gaforrja

Rezultatet e një risie kreative me të cilën ke kohë që punon do të shpalosen sot dhe kjo do të të surprizojë në mënyrë pozitive. Frytet e punës tënde janë të ëmbla dhe sukseset e tua nuk do të kalojnë pa u vënë re. Do të marrësh përshtypje pozitive, mirënjohje, meritë dhe do të kesh ide edhe më gjeniale për të ardhmen.

Luani

Një mundësi biznesi do të jetë në qendër të vëmendjes këtë javë. Mos u surprizo nëse nuk është 100% siç e do dhe e pret ti. Shiko me vëmendje nëse ia vlen si shans dhe pesho avantazhet dhe aspektet negative që ka.

Virgjëresha

Një person i afërt me ty mund të jetë duke përjetuar një moment të vështirë dhe i duhet mbështetja jote. Mos hezito t’ia japësh! Mund të hasesh me një mundësi të re punësimi për një punë me kohë të plotë ose të pjesshme. Përfito nga mundësitë që të sjell kjo javë, por mos harro të shijosh edhe kohën tënde.

Peshorja

Ndërkohë që çështjet e karrierës dhe të parave vazhdojnë të ecin përpara, më shumë ide dhe mundësi për të zgjeruar horizontet e tua do të vijnë drejt teje. Mund ta kesh të vështirë të vendosësh se cilat janë mënyrat që të shërbejnë më së shumti dhe që të mësojnë aftësi të reja, të cilat do të të hyjnë në punë në të ardhmen.

Akrepi

Energjia dhe entuziazmi yt, këtë javë, është në kulm. Çështjet që lidhen me jetën private, me biznesin dhe me paratë janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe në qiell, nuk ka shenja se kjo ecuri do të ndryshojë. Edhe romanca është në një periudhë të ndritur, ndaj shijoje çdo aspekt të jetës!

Shigjetari

Tensionet mes teje dhe një partneri biznesi mund të të bëjnë të dyshosh në të ardhmen tënde profesionale në situatën aktuale në të cilën ndodhesh. Mos humb kohë duke u shqetësuar për këtë tani, pasi sferat e parave dhe karrierës do të ecin në rrugën e suksesit.

Bricjapi

Ke punuar gjatë për të realizuar një ëndërr dhe më në fund, do të shfaqen shenjat e para të shpërblimit. Do të ndihesh një person plot energji dhe dëshirë për të punuar, kështu që, s’ta kemi fare merakun. Do të motivohesh shumë këtë javë për ta realizuar totalisht ëndrrën tënde.

Ujori

Urime, i dashur Ujor! Do të përparosh bindshëm në karrierë dhe me shumë gjasa, do të krijosh karrierën e ëndrrave të tua. Nëse ke në plan të hapësh një biznes të ri, mos prit për një moment tjetër! Kjo javë është fantastike! Viti i ardhshëm pritet të jetë i suksesshëm dhe fitimprurës, por jo pa surpriza.

Peshqit

Do të prezantohesh me një mundësi biznesi nga një shtet tjetër dhe natyrshëm, kjo do të kërkojë më shumë impenjim, udhëtime, ndoshta edhe zhvendosje. Mund të kesh ndjesi të përziera për këtë shans, por me shumë gjasa, nuk do ta refuzosh. Zgjidh me mençuri, që të mos pendohesh më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE