Franca rrit nivelin e rrezikut nga gripi i shpezëve!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca rrit nivelin e rrezikut nga gripi i shpezëve!

Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin.

Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit.

Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.

Franca ka thënë javën e kaluar se e ka identifikuar rastin e parë të prekur me këtë virus, në veriperëndim të shtetit.

Ndonëse grupi i shpezëve nuk shkakton dëme në ushqim, përhapja e tij përbën shqetësim për qeveritë dhe industrinë e shpezëve, për shkak të dëmeve që mund të shkaktojë në tufat e shpezëve, në tregti të mishit dhe në bartje eventuale të njerëzit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE