Lajm bombastik, gjiganti i Seria A kërkon që në janar të transferojë sulmuesin kuq e zi, Armando Brojën!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Broja drejt largimit nga Chelsea, shkak shoku i Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze!

Armando Broja arriti të kthehet te goli javën e kaluar në ndeshjen kundër ekipit të Preston. Pas asaj ndeshje, trajneri i Chelsea, në konferencën për shtyp, theksoi se Broja ishte alternativa kryesore e sulmit të tij në këto momente, edhe për faktin se Nkunku nuk ishte riaftësuar ende plotësisht. Trajneri u shpreh duke thënë:

Armando ka mundësinë që të përfshihet më shumë, pasi unë mendoj se ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Kjo është një mundësi e mirë për të, që të tregojë veten. Ne kemi shumë besim te ai dhe potenciali dhe cilësitë e shkëlqyera që ka dhe tani të harrojë dëmtimin që kaloi vitin e shkuar. 

Nga ana tjetër, raportohet se Interi është tejet i interesuar për Armando Brojan, por kalimi i shqiptarit në janar varet nga largimi i Alexis Sanchez. Kiliani u kthye në klub në verë për një periudhë të dytë, të ngjashme me Marko Arnautovic. Megjithatë, të dy veteranët kanë qenë kryesisht zhgënjyes deri më tani. Por, sipas Il Corriere dello Sport dhe FcInterNews, Sanchez është ai që mund të largohet nga liderët e Serie A në janar pasi ka oferta në tavolinë. 35-vjeçari ka oferta në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Mirëpo, siç shpjegojnë mediat, ai është i etur për të qëndruar tek Interi dhe për të dëshmuar vlerën e tij. Gjithsesi, dhjetë ditëshi i fundit i janarit mund të ketë disa zhvillime, veçanërisht nëse sulmuesi me përvojë vazhdon të përdoret në mënyrë sporadike nga Simone Inzaghi. Me fjalë të tjera, nëse Sanchez nuk fiton minuta të mjaftueshme për të luajtur, ai mund të rishqyrtojë një lëvizje në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse do të mbërrinte një ofertë gjithnjë e më fitimprurëse.Kontrata e Brojas me blutë është deri në vitin 2028. Për këtë arsye,Interi do të kërkonte ta nënshkruante në formë huazimi sulmuesin kuq e zi. Megjithatë, londinezët nuk mund të huazojnë më shumë se shtatë lojtarë sipas rregulloreve të reja. Mbetet për t´u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund të muajit janar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE