Ju zbulojmë fjalën e vitit 2023!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju zbulojmë fjalën e vitit 2023!

‘Oxford University Press’ ka zgjedhur “rizz” si fjalën e vitit, duke theksuar popullaritetin e një termi të përdorur nga ‘Gjenerata Z’ për të përshkruar aftësinë e dikujt për të tërhequr ose joshur një person tjetër. Kjo fjalë u rendit para “Swiftie” që përdoret për fansat e zjarrtë të Taylor Swift, “situationship”, një marrëdhënie joformale romantike ose seksuale dhe “prompt” një udhëzim për një program të inteligjencës artificiale, në vendimin vjetor të ekspertëve të ‘Oxford English Dictionary’.

Katër fjalët finaliste u përzgjodhën me votim publiku. Rizz besohet se vjen nga mesi i fjalës ‘karizëm’ dhe mund të përdoret si folje, si për të biseduar me dikë. “Ajo flet për mënyrën se si gjeneratat e reja krijojnë hapësira online ose personale ku ata zotërojnë dhe përcaktojnë gjuhën që përdorin”,-tha botuesi.

Nga aktivizmi tek takimet dhe kultura më e gjerë, ndërsa Gen Z ka më shumë ndikim në shoqëri, dallimet në perspektiva dhe stili i jetesës shfaqen edhe në gjuhë.

Rikujtojmë, se termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit. Drejtori i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE