“Data më e bukur e vitit për mua…” / Zbulohet data e premierës së “5 herë jo” – pse është kaq e veçantë për Bora Zemanin?

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani zbulon detajin interesant të takimit të saj të parë me Donaldin

Vetëm pak ditë na ndajnë nga premiera absolute e filmit “5 herë jo” nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Që nga publikimi i trailerit, filmi ka ngjallur edhe më shumë interes te publiku pasi duket sikur premton shumë dashuri, aventurë e të qeshura.

Ndonëse është njoftuar se që prej datës 13 dhjetor, filmi do të shfaqet në çdo kinema, tashmë edhe premiera absolute e ka një datë dhe ajo është 12dhjetor.

Postimin e datës së premierës absolute e ka shpërndarë edhe vet Bora Zemani, e cila shkruan se për të është data më e bukur e vitit dhe kjo jo pa arsye, pasi data e premierës është në të njëjtën ditë me ditëlindjen e djalit të saj, Arborit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49746 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE