“Iftari” shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Iftari” shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur iftarin, shujtën që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore.

Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja.

Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان) që do të thotë vapë ose thatësirë.

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Agjërimi gjatë ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran. Kuptimi fillestar i fjalës arabe saum rrjedh nga folja s-v-m me kuptimin “ndalem” dhe “pushoj” dhe me kuptimin figurativ “përkorem”, “përmbahem” dhe “agjëroj”. Në vargjet e Kuranit të transmetuara në Mekë ky term del vetëm një herë. Aty i urdhërohet Mërisë që të flasë nëpërmjet zbulesës me këto fjalë:

Dhe ha, pi dhe qofsh e gëzuar (tekstualisht: me sy të freskët)! Dhe kur të shohësh ndonjë nga njerëzit, thuaj: i kam lëvduar (premtuar, dhuruar) të mëshirëshmit (zotit) agjërim. Prandaj sot nuk do të flas me asnjë krijesë njerëzore.“

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE