Infermierja i dha detergjent në vend të ujit, vdes 92-vjeçarja në Greqi!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Infermierja i dha detergjent në vend të ujit, vdes 92-vjeçarja në Greqi!

Në një shtëpi të moshuarish në Greqi një 92-vjeçare ka vdekur pasi një infermiere i dha në vend të ujit, detergjent.

Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Heraklion 53 vjeç, menaxheri 28 vjeç dhe infermjerja që i dha ilaçin janë arrestuar dhe u akuzuan për vrasje nga pakujdesia.

Rastin e denoncoi dhëndri i 92-vjeçares, pasi gjatë administrimit të barnave ditën e hënë, kanë përzier shishet e ujit, me ato që përmbajnë detergjent. Sapo e ka pirë, e moshuara u ndje keq dhe u transferua menjëherë në spitalin Venizelio, ku humbi dhe jetën.

Pas padisë së familjarëve të 92-vjeçares, policia ka kontrolluar shtëpinë e të moshuarve, ku është gjetur shishja me dezinfektuesin, e cila është konfiskuar dhe përmbajtja e saj po ekzaminohet nga laboratori i toksikologjisë.

Mjeku do të kryejë autopsinë dhe analizat toksikologjike në trupin e 92-vjeçarit.

Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë, të cilët në bazë të provave që disponojnë, mendojnë se gjithçka ka ndodhur gabimisht.

Sipas të dhënave të deritanishme, gabimi fatal ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 9:00 – 9:30, në dhomën e ngrënies, ku gruaja kishte konsumuar mëngjesin. Një kamera sigurie ka regjistruar të gjithë skenën. Gruaja, sipas informacioneve të ERT-së, duket se i kërkon ujë infermieres, e cila merr një shishe, që ishte me të tjerët dhe e lë në tavolinë. Gruaja, e cila vuante nga shëndeti mendor, hap shishen dhe fillon të pijë ngadalë lëngun, pa reaguar. Kur stafi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte vonë për të shpëtuar të moshuarën e cila vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital.

Nuk dihet ende se si detergjenti u gjend brenda shishes së ujit. Policia po heton mundësinë që një sërë gabimesh fatale e çuan të moshuarën drejt vdekjes. Mendohet se një pastrues e ka mbushur shishen me detergjent dhe më pas një punonjës tjetër e ka vendosur pranë shisheve të ujit, pa ditur se çfarë përmban.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE