Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare ylli i filmave për të rritur, Sophie Anderson!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare ylli i filmave për të rritur, Sophie Anderson!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare Sophie Anderson, ylli i njohur i filmave për të rritur. Pornostarja angleze ka ndërruar jetë, vetëm dy javë pas vdekjes së ish-partnerit të saj Oliver Spending. Mikja e së ndjerës Rebecca Jone shkroi këto fjalë në rrjetet sociale:

Jam e shkatërruar kur dëgjova lajmin për vdekjen e Sophie. Kemi kaluar kohë të mrekullueshme bashkë dhe kështu do ta kujtoj. Shpirti i saj i qeshur dhe mirësia e saj ishin tiparet që e karakterizonin. Ishim shumë të afërta dhe ndamë shumë kohë së bashku, gjë që ishte unike për të dyja ne. Kështu do ta kujtoj. E gjithë kjo është kaq tragjike, por e di që ajo do të jetë e qetë tani. Unë do të të dua përgjithmonë dhe do të kesh një vend të veçantë në zemrën time. Ne kemi qeshur gjithmonë së bashku për vite me radhë. Faleminderit Sophie. Do të më mungosh.

Anderson, përveçse ylli i filmave për të rritur, ishte edhe nënë e katër fëmijëve. Ajo hyri në botën e pornografisë në vitin 2017 dhe u bë më e njohur për operacionet e saj plastike, në një prej të cilave për pak humbi jetën. Në mars, ajo pothuajse vdiq nga sepsis kur një implant në gjoksin e saj të majtë u infektua. Për ta korrigjuar këtë, ajo iu drejtua ndihmës së fansave të saj në rrjetet sociale, duke u kërkuar atyre t’i jepnin para. Ndërkaq, ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE