Versioni Tesla me kosto të ulët do të jetë revolucionar, Elon Musk paralajmëron!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Versioni Tesla me kosto të ulët do të jetë revolucionar, Elon Musk paralajmëron!

Shefi i Tesla-s, Elon Musk gjatë një interviste me Sandy Munro deklaroi se kompania po punon në një automjet elektrik me kosto të ulët. Kjo mund të përkojë me raportimet e mëhershme për nxjerrjen e një makine nga Tesla me çmim 25 mijë dollarësh. “Ne jemi duke punuar për një automjet elektrik me kosto të ulët që do të prodhohet në vëllim vërtet të lartë. Kemi avancuar shumë në atë drejtim. Unë rishikoj çdo javë planet e linjës së prodhimit për këtë projekt. Unë mendoj se revolucioni në prodhim që do të përfaqësohet nga ajo makinë do t’i befasojë të gjithë”,-deklaroi Musk.

Teksa kostoja e automjeteve Tesla ka rënë kohët e fundit, ato automjete ende nuk janë financiarisht të arritshme për shumicën e njerëzve. Së fundmi, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike ka nxjerr në treg kamionçinën Cybertruck, e cila ishte paralajmëruar vite më parë, por nuk debutoi deri javën e kaluar. Klientët që do të marrin një Tesla Cybertrucks do të pengohen që ta rishesin atë gjatë vitit të parë, sipas termave dhe kushteve të Tesla. Tesla shtoi një seksion të titulluar “Vetëm për Cybertruck” në Kushtet e porosisë së Automjeteve Motorike, i cili parashtronte rregullat e reja.

Ndërkaq, a mund të vijë Cybertruck edhe në Evropë? Zëvendës-presidenti i Tesla-s për Inxhinierinë e Automjeteve, Lars Movray konfirmoi për TopGear Netherlands se Cybertrucku mund të mos vijë kurrë në Evropë. Kjo për shkak të dizajnit specifik që ka kjo kamionçinë dhe për t’u shitur në Evropë duhet të jetë në përputhje me rregulloret evropiane për dizajne të caktuara. Rregulloret evropiane parashikojnë që skajet e pjesëve të makinave të jenë më të lakuara dhe të lëmuara dhe jo të mprehta dhe këndore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE