Puthjet më virale të vitit 2023 (jo vetëm në buzë)!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Puthjet më virale të vitit 2023 (jo vetëm në buzë)!

Jemi në fund të vitit 2023 dhe ne kemi mbledhur 10 puthjet më të famshme e të kthyera në virale shumë shpejt në rrjet. Ju sjellim më poshtë këto 10 puthje e historitë që fshihen pas tyre!

1.Në 6 maj gjatë finales së BBV, momenti që të gjithë po e prisnim erdhi dhe celebrimi i shumëpritur i çiftit Luiz-Kiara ndodhi. Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Dy dëshmitarët e dasmës ishin Patriku, djali i Jonit dhe miku i ngushtë i Luizit, Joni. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit.

2. Teksa këndonte këngën e tij “Made in Italy” në Sanremo Rosa Chemical shkoi të merrte këngëtarin italian Fedez nga publiku, u ul mbi të duke imituar një akt seksual, e tërhoqi zvarrë në skenë dhe më në fund e puthi. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar njëkohësisht. Ky veprim i këngëtarit ngjalli jo pak polemika, madje edhe bashkëshortja e Fedez, blogerja e njohur Chiara Ferragni u duk se nuk i pëlqeu aspak kjo sjellje aq sa nëpër media u aludua një krisje në raportin e saj me Fedez.

3. Big Mama është përballur me pyetjet ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”. Teksa iu kërkua të zgjidhte njërin nga moderatorët për të puthur në buzë, ajo zgjodhi Erjola Doçin. Një puthje në buzë që u bë virale në rrjet, teksa moderatorja u shpreh se nuk kishte puthur kurrë më parë një femër.

4. Sara Hoxha dhe Roerd Toçe janë puthur në një nga skenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Lidhur me puthjen Roerdi është shprehur:

Sarën nuk e njihja më parë. U njohëm më vonë, ajo ka punuar shumë fort për atë rol. Besi me Kolon panë një anë të ndjeshme të saj që lidhej me anën e ndjeshme timen, si timen ashtu dhe rolit tim. Kemi bërë shumë prova. Ndërsa për puthjen gati nuk kemi bërë fare prova. Nuk doja unë të bënim në fakt. Për ne aktorët nuk është diçka e madhe, por për një person tjetër është pak siklet. Në momentin që u tha ‘aksion’, ne ia lamë momentit dhe ndodhi.

5. Një tjetër puthje virale nuk ishte në buzë, por në dorë. Ronaldo puthi Oltën në “DWTS”, por si u shpreh ai lidhur me këtë?!

Unë e kisha shumë të rëndësishme, pasi kisha shumë konkurrentë nga BBV dhe një anëtare jurie, ndaj doja ta linim pas me këtë eksperiencë të re. Ndaj ishte dhe ajo puthja e dorës, sepse nuk ishte në ëndrrat e mia më të mëdhaja t’i puthja dorën Oltës, por për të treguar që nuk kam asgjë. Derisa ajo devijoi dhe nuk besoj se ka ndonjë profesionist që bën komente të tilla.

6. Presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) Luis Rubiales u përball me kritika për shkak se i dha një puthje të papritur mesfushores spanjolle Jennifer Hermoso në buzë pasi 33-vjeçarja mori medaljen e saj të artë pas fitores së ekipit në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë. Rubiales ishte në skenë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s pas finales, së bashku me personalitete të tjera, duke përfshirë presidentin e organit qeverisës botëror të futbollit, Gianni Infantino, mbretëreshën e Spanjës Letizia dhe kryeministrin australian Anthony Albanese.

7. “Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Puthja e parë në këtë sezon të dytë ishte mes Juliana Nurës dhe Silvesterit, si pjesë e kërcimit të tyre.

8. Një tjetër puthje nga spektakli i kërcimit gjithashtu jo në buzë. Një puthje nga Ina Kollçaku për Ilir Shaqiri shoqëruar me lëvizje salsa! Pas shumë debateve, dyshja kanë shkaktuar edhe shumë momente, batuta e gjeste virale.

9. Gjatë premierës së madhe të “5 herë JO”, Donaldi ka patur të tjera plane për mbrëmjen e veçantë. Në premierën e filmit Donaldi i ka propozuar për martesë Bora Zemanit dhe normalisht ajo tha “Po”. Një mbrëmje me shumë emocione ku dyshja dhanë një puthje romantike.

10. Një tjetër puthje virale, ajo mes Oltës dhe Luizit. Në film, Olta luan pranë protagonistit tjetër kryesor Luiz Ejlli, ku të dy shfaqen në rolin e një çifti pranë divorcit. E pyetur se si ka qenë puthja midis tyre në sheshxhirim, Okta Gixhari është shprehur si më poshtë:

Unë, siç e thashë dhe më përpara, jam në habitatin tim, në profesionin tim. Unë jam aktore. Di shumë mirë të ndaj jetën e vërtetë nga filmi. Për mua sheshxhirimi është i shenjtë, partneri është i shenjtë dhe roli gjithashtu. Në momentin që qëllimi e justifikon, mua më duhet ta kryej patjetër atë veprim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE