Viti 2023 gati të thyejë rekordin si viti më i nxehtë!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Viti 2023 gati të thyejë rekordin si viti më i nxehtë!

Sipas Agjencisë Evropiane të Klimës nëntori është muaji i gjashtë radhazi i këtij viti që vendos rekord për nxehtësinë, ndërsa kjo vjeshtë ishte po ashtu më e nxehta,

Kur ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundim të këtij viti, 2023-ta është në binarë për ta thyer rekordin për vitin më të nxehtë deri më tani.

Nëntori ishte gati një e treta e gradës më i nxehtë se nëntori më i nxehtë i deritanishëm, njoftoi të mërkurën Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut.

Muaji që lam pas ishte 1.75 gradë më i nxehtë se kohërat paraindustriale, duke lënë mbrapa tetorin dhe shtatorin, për muajin më të nxehtë mbi mesatare, sipas shkencëtarëve.

Sipas një raporti nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), deri në 2.8 miliardë njerëz mund të ekspozohen ndaj valëve të të nxehtit në mbarë botën deri në vitin 2090.

Në raport thuhet se shifra për një skenar të ngrohjes së lartë është më shumë se dyfishi në një skenar me ngrohje të ulët. Pothuajse gjysma e atyre që mund të preken nga valët e të nxehtit, respektivisht deri në 1.3 miliardë njerëz, parashikohet të jetojnë në Azinë Jugore.

Sipas Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme, Azia Jugore ka dëshmuar 59.7 milionë zhvendosje të lidhura me klimën në dekadën e fundit.

Ajo tha se skenarët e ngrohjes më të ulët dhe të lartë përfaqësojnë trajektore të ndryshme në të ardhmen në përqendrimet e gazeve serrë, duke çuar në një rritje të temperaturës globale me gjasë nën 2 gradë Celsius dhe 3-4 gradë Celsius deri në vitin 2100.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE