Më shpejt se ç’mund të mendoni, zbulohet data kur do të nisë “X Factor Albania”!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen dy opinionistet e para të “X Factor Albania”

“X Factor Albania” do të rikthehet në ekranin e Tv Klan pas një shkëputje disa-vjecare,

Faza e audicioneve tashmë ka përfunduar dhe pritej vetë njoftimi zyrtar në lidhje me nisjen e talent show-t.

Njoftimi është bërë pak më parë nga një postim në faqen zyrtare të programit në Instagram dhe transmetimi i fazës së audicioneve, ku edhe do të bëhet përzgjedhja e parë e talenteve, do të jetë nesër më 8 dhjetor.

Edhe këtë herë programi do të jetë nën moderimin e Alketa Vejsiut, teksa në video shihet se ka pasur pjesëmarrje të konsiderueshme nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe në skenë do të ngjiten talente nga të gjitha grupmoshat, madje edhe nga mosha e tretë.

Sa i takon jurisë duket edhe në promo Elhaida Dani, Adi Krasta, Zhani Ciko, Arilena Ara, Young Zerka dhe disa pjesëmarrës të tjerë, ndërsa 4-shja finale me gjasë do të zbulohet me nisjen e transmetimit “live” pas pak kohësh.

Tashmë jemi gjithë sy e veshë nga skena e talenteve për të zbuluar yllin e ri të muzikës shqiptare!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE