Ronaldo Sharka do të rikthehet në “Dancing With the Stars”?

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka do të rikthehet në “Dancing With the Stars”?

Rreth 4 javë më parë, Ronaldo Sharka ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing with The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit, pavarësisht se u mundua që të jepte maksimunin në këtë program.

Ajo çfarë ka surprizuar ditën e sotme të gjithë ndjekësit është fakti që ai i është rikthyer provave së bashku me balerinën profesioniste, Frenki, e cila e shoqëroi Ronaldon gjatë gjithë rrugëtimit të tij. Sharka ka bërë disa postime të njëpasnjëshme në profilin e tij zyrtar në Instagram, përmes të cilave ka treguar se ka bërë prova intensive. Ronaldo dhe Frenki nuk kanë preferuar të japin më shumë detaje në lidhje me provat që po bëjnë së bashku, por moderatori ka ngritur dyshimet se mund të rikthehet sërish “DWTS”.

Konfirmimi i shtatzanisë së Kiarës ka qenë tema kryesore në showbizin shqiptar, ku shumë ndjekës, personazhe Vip madje dhe personazhe që nuk na e merrte mendja kanë shprehur urimin e tyre ndaj çiftit për këtë lajm të bukur. Ndër ta ka qenë edhe Ronaldo Sharka, i cili ka pasur shpesh konflikte me Kiarën dhe Luizin edhe jashtë “BBV2”, por duket se për këtë rast Ronaldo i ka hedhur pas krahëve këto dhe ka shprehur urimin e tij me fjalë shumë të bukura për vogëlushen që do të vijë në jetë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE