SHBA, senatorët republikanë bllokojnë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, senatorët republikanë bllokojnë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin!

Shpenzimet urgjente përmes së cilave do të ofroheshin miliarda dollarë si ndihmë e re sigurie për Ukrainën u bllokuan në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me republikanët që kërkuan masa më të ashpra për të kontrolluar emigrimin në kufirin me Meksikën. Ishin 49 senatorë që votuan në favor dhe 51 të tjerë kundër, duke e lënë kështu masën prej 110.5 miliardë dollarësh me më pak se 60 votat e nevojshme në Senatin me 100 anëtarë.

Votimi u bë bazuar në linja partiake, me çdo republikan të Senatit që votoi kundër, së bashku me senatorin Bernie Sanders, një i pavarur që përgjithësisht voton me demokratët, por kishte shprehur shqetësime për financimin e “strategjisë aktuale çnjerëzore ushtarake” të Izraelit kundër palestinezëve, në luftën që vijon prej 7 tetorit.

Projektligji do të siguronte rreth 50 miliardë dollarë ndihmë të re sigurie për Ukrainën e po ashtu para’ për ndihmë humanitare dhe ekonomike për qeverinë në Kiev, plus 14 miliardë dollarë për Izraelin që në Gaza lufton me Hamasin, grupin palestinez radikal të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian.

Lideri i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, gjithashtu votoi kundër, në mënyrë që të mund ta prezantojë përsëri këtë masë në të ardhmen. Pas votimit, Schumer foli për rreziqet nëse Ukraina bie.

Republikanët thanë se ishte thelbësore të mbështesnin politikat e forta të emigracionit, si dhe kontrollin e kufirit jugor. Edhe nëse projektligji kalon në Senat, ai duhet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, ku dhjetëra republikanë kanë votuar kundër ndihmës për Ukrainën, duke përfshirë kryetarin e tyre Mike Johnson.

Republikanët dhe demokratët kanë debatuar prej muajsh mbi mënyrën si të adresojnë kërkesën e Biden-it për miliarda dollarë fonde për Ukrainën teksa ky vend lufton pushtuesit rusë, për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit nga militantët islamikë të Hamasit, si edhe për ndihmë humanitare ndërkombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE