Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: Bashkëpunuam me forcat ligjzbatuese në Kosovë!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: Bashkëpunuam me forcat ligjzbatuese në Kosovë!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Gëzim Çelës. Balla nënvizon se arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

‘Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.’- tha Balla.

Kush është Gëzim Çela?

Nga officer i Forcave Speciale para vitit 1997 ku kishte dyshime se ai drejtonte një bandë të vogël, Gëzim Çelaj u njoh më vonë, si “bosi i trafikut të drogës”  nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për këtë trafik.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare goditi  një grup, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit që kishte marrë në Prishtinë, ary ku dhe u arrestuan në flagrancë 3 persona me 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse gjatë kontrolleve në vilën e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kg heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa,  9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara, 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës.

Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.  Atëkohë policia shoqëroi të vëllanë e tij Kujtim Çelën. Më vonë u arrestua dhe Gëzim Çela. Ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi në shtëpinë e tij ai nuk ishte.

Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge. Ndërkohë Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pa shqetësuar. Grupi ku ai është dënuar për herë të parë, u bë shumë i njohur, pas arrestimit të Valentina Tufinës e njohur si “Tezja e Kokainës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE