Cameron: Bllokimi i ndihmës për Ukrainën, dhurata e Krishtlindjes për Putinin!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cameron: Bllokimi i ndihmës për Ukrainën, dhurata e Krishtlindjes për Putinin!

Bllokimi i një pakete mbështetjeje për Ukrainën do të ishte një dhuratë Krishtlindjesh për liderët rusë dhe kinezë. Kështu paralajmëroi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pasi republikanët e Senatit të SHBA-ve kundërshtuan një projektligj ndihme prej miliarda dollarësh.

Cameron u kërkoi aleatëve të mblidhen rreth Ukrainës, duke e përshkruar përgjigjen ndaj konfliktit si “provën e madhe për brezin tonë”, teksa mbajti një fjalim në konferencën e sigurisë në Aspen, në Uashington DC.

Kongresi amerikan nuk arriti të miratojë një paketë prej 110 miliardë dollarësh të financimit të kohës së luftës për Ukrainën e Izraelin, si dhe për prioritetet e tjera të sigurisë kombëtare.

Shtëpia e Bardhë dha alarmin për atë që mund të ndodhë nëse financimi i mëtejshëm nuk miratohet së shpejti, duke sugjeruar se ushtria e Ukrainës do të bllokohej ose pushtohej.

Cameron përdori vizitën dyditore në SHBA për të përshkruar përgjigjen ndaj pushtimit të Rusisë si “provë të madhe”, duke përmendur konfliktin e vitit 2008 në Gjeorgji, ndërsa paralajmëroi se nëse presidenti rus Vladimir Putin fiton “nuk do të jetë fundi”.

Sekretari i Jashtëm britanik, i cili ishte kryeministër gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, paralajmëroi se “jetët e amerikanëve” mund të rrezikoheshin nëse më pas, presidenti rus synonte një aleat të NATO-s.

Duke folur në një konferencë, Cameron tha:

Unë e shoh atë si testin e madh për brezin tonë, sfidën e madhe për brezin tonë. A do ta mbrojmë këtë demokraci? Ne duhet t’ua kalojmë këto para’ ukrainasve, duhet t’i mbështesim dhe të sigurohemi që është Putini ai që humbet, sepse nëse ato para’ nuk votohen, ka vetëm dy njerëz që do të buzëqeshin. Një prej tyre është Vladimir Putin në Rusi. Tjetri është Xi Jinping në Pekin. Nuk e di për ju, por nuk dua t’i bëj asnjërit prej atyre njerëzve një dhuratë për Krishtlindje.

Cameron pritet të takohet me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken e me udhëheqësit e Kongresit, republikanë e demokratë, në kuadër të udhëtimit. Edhe kriza në Lindjen e Mesme do të jetë në krye të diskutimeve ndërsa Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën jugore mes frikës në rritje për fatin e civilëve.

Do të ngrej mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, një masë për të cilën kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar po e merr në konsideratë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE