Problemet me ereksionin mund të ndodhin tek shumica e burrave, por ka disa faktorë që po ndikojnë…

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemet me ereksionin mund të ndodhin tek shumica e burrave, por ka disa faktorë që po ndikojnë…

Problemet me ereksionin apo disfunksioni erektil është diçka që u ndodh thuajse të gjithë burrave në ndonjë fazë të jetës së tyre. Ndonëse ky problem i prek disa prej tyre më herët se të tjerët, faktikisht ka disa gjëra që mund të jenë duke jua shkaktuar këtë lloj problemi.

Depresioni

Emocionet seksuale fillojnë në kokë e pastaj zbresin poshtë. Depresioni mund t’jua dëmtojë dëshirën për seks dhe kjo shpie në probleme me ereksion. Ironikisht, shumica e ilaçeve që përdoren për ta trajtuar depresionin munden edhe t’jua shtypin dëshirën seksuale dhe t’jua vështirësojnë ereksionin.

Alkooli

Mund të mendoni se duke pirë disa gota alkool vetëm sa do t’ju ngrihet dëshira për seks, por faktikisht është e kundërta. Konsumimi i tepërt i alkoolit e pengon ereksionin, ndonëse efektet zakonisht janë të përkohshme. Lajmi i mirë është se konsumimi i moderuar i alkoolit, një deri në dy pije në ditë, mund të ketë efekt të mirë shëndetësor, siç është reduktimi i rreziqeve të sëmundjeve të zemrës.

Ilaçet

Një listë me ilaçe të ndryshme mund të shkaktojnë probleme me ereksionin, duke përfshirë ilaçe të caktuara për kontrollimin e shtypjes së gjakut, ilaçet kundër dhimbjeve dhe antidepresuesit. Mos ndaloni së përdoruri këto ilaçe pa u konsultuar me doktorin.

Stresi

Nuk është lehtë të shkoni në shtëpi dhe të dëshironi seks kur jeni të ngarkuar me përgjegjësi në punë e në shtëpi. Stresi shkakton dëme në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe në penis.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE