Putin thotë se do të kandidojë në presidencialet e Rusisë më 17 mars!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin thotë se do të kandidojë në presidencialet e Rusisë më 17 mars!

Ajo që pritej ndodhi, presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për t’u zhvilluar më 17 mars të vitit të ardhshëm.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin njoftoi se do të kandidojë sërish. Këtë e konfirmoi teksa mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me Yllin e Artë të Heroit ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Aty, shefi i Kremlinit u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe Putin e pohoi këtë. Një mandat i ri do ta mbante në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej asaj kohe ka qëndruar në pushtet si president apo si kryeministër.

Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një “gjethe fiku të demokracisë” që zbukuron atë që e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.

Por, Vladimir Putin ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar se ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen midis datave 15 e 17 mars të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të rëndësishëm dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të gjerë që të jetë e mundur, për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë e që vijon prej rreth dy vitesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51012 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE