Falsifikoi firmën e ish-burrit dhe u dënua me burg, reagon Rudina Dembacaj

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Falsifikoi firmën e ish-burrit dhe u dënua me burg, reagon Rudina Dembacaj

Ditën e djeshme, burime për “Zëri” bënë të ditur se aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj është dënuar me 1 vit burg (konvertuar në 80 orë shërbim prove) pasi falsifikoi firmën e ish-burrit të saj, për të kaluar vajzën jashtë shtetit.

Burimi tha se dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Pas lajmit që shkaktoi bujë, një reagim ka ardhur nga Rudina Dembacaj.

Ajo ka postuar në Instagram një shkrim ku thotë:

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht. Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE