Sipas Lindës, ky është mashkulli ideal në “Big Brother Vip”!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sipas Lindës, ky është mashkulli ideal në “Big Brother Vip”!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi ditën e sotme ka treguar mashkullin më të mirë brenda “Big Brother Vip Kosova”.

Bëhet fjalë për Besin, i cili sipas këngëtares është mashkulli ideal shqiptar brenda shtëpisë.

“Besin e shoh shumë lart, është mashkulli ideal shqiptar. Ka shumë parime, respekt, inteligjencë. Është i thellë din si të mendojë gjërat saktë dhe nuk flet kot por kur ka një argument aq të fortë saqë ti nuk mund ta kundërshtosh.”– tha Linda teksa po bisedonte me Shqipe Hysenaj.

Kujtojmë që pas hyrjes në “BBV” artistja është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuar, për shkak të akuzave që ajo ka hedhur ndaj disa banorëve për ngacmim seksual, ku ndër ta është edhe Blero Muharremi.

Ajo është shprehur se kohë më parë Blero i kishte ofruar të shkonin bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar, akuza të cilat janë mohuar nga këngëtari.

Ndërsa përsa i përket Ledri Vulës, ajo tha që e ka ngacmuar atë në Snapchat.

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”- tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE