Fifi në një rrëfim shumë ndryshe në DWTS: “E ndjeva veten të dorëzuar, dua që muzika ime të jetojë me shekuj…”

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fifi në një rrëfim shumë ndryshe në DWTS: “E ndjeva veten të dorëzuar, dua që muzika ime të jetojë me shekuj…”

Këngëtarja e njohur, Fifi, pati mbrëmë në “Dancing With The Stars” një performancë frymëzuese, për kufijtë e vetes së saj. Artistja tregoi se viti më i rëndësishëm për të ishte 2023, aty ku ndjeu se preku fundin, derisa erdhi në jetë djali.

Viti më i rëndësishëm për mua është 2023. Ishte shumë sfidues, shumë i lodhshëm, shumë peripeci, ulje dhe ngritje. Nisi me një ‘mental breakdown’. Më një pa dëshirë për të punuar, për të ecur përpara. Kam pasur miliona pikëpyetje në aspektin e karrierës. Nuk e dija ku doja të shkoja. M’u duk sikur asnjë njeri nuk e do më Fifin, as muzikën e Fifit. Nuk isha gati për të dal e për të kënduar. Më dukej sikur njerëzit nuk kishin ardhur për mua, kudo që unë do isha. Unë nuk dorëzohem kollaj, por e ndjeva veten në një pikë të dorëzuar, derisa erdhi në jetë djali. Thjesht dua ta bëj krenar djalin tim, që kur të rritet të thojë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’. Unë dua që muzika ime të jetojë me shekuj, pasi unë mos të jem më në këtë tokë. Dua që fjalët e mia, meloditë e mia të këndohen shumë shekuj, shumë shekuj mbasi unë nuk jam më këtu.

Këngëtarja u vlerësua shumë për ndjesitë e sjella me kërcimin e saj, por kishte probleme teknike sipas anëtarëve të jurisë.

Lori: Unë jam shimë e lumtur që Fifi sot tregoi gjithë energjinë e saj. Duhet të pretendosh për vështirësi.

Olta: Fifi ti je artiste shumë e mirë, ke yllin në ballë. Sot nuk bëre ndonjë kërcim të madh, por mesazhi ishte shumë i bukur. Jam në dilemë të vlerësoj emocionin, apo hapat që nuk ishin.

Iliri: M’u duk në një moment sikur do fluturoje. Nuk mjafton… Koreografia qëndronte por kishte dhe momente të vdekura. Mund të kishe bërë më mirë.

Valbona: Unë në këtë lloj kërcimi vlerësoj ndjesitë dhe ato më erdhën. Kishe sinkron me të gjithë grupin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE