Humbi syrin nga shishja, Kompania e birrës detyrohet t’i paguajë 130 mijë euro!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Humbi syrin nga shishja, Kompania e birrës detyrohet t’i paguajë 130 mijë euro!

Kompania spanjolle e prodhimit të birrës Damm, me vendim të Gjykatës Supreme, është detyruar t’i paguajë rreth 130 mijë euro pronarit të një lokali, i cili humbi syrin si pasojë e shpërthimit të një shisheje birre me defekt. Ngjarja e paprecedentë ndodhi në Vilafranca del Penedès Barcelonë kur një nga shishet, që ishte ende brenda kutisë plastike, shpërtheu papritmas dhe një nga kristalet i ra në sy pronarit të lokalit.

Kjo bëri që ai të humbiste plotësisht syrin, të cilin mjekët u detyruan t’ia hiqnin. Nisur nga këto rrethana, burri ngriti një padi kundër kompanisë Damm dhe siguruesit Aig Europe Limited, ku kërkoi 152 877 euro si kompensim për dëmin e pësuar. procesi nuk ishte aspak i lehtë. Në fakt, Gjykata e Shkallës së Parë e Barcelonës hodhi poshtë pretendimin, duke theksuar se ka dyshime se si ndodhi shpërthimi dhe pse viktima “nuk kishte vërtetuar asnjë veprim të pamatur nga Damm”.

Përveç kësaj, kompania shpjegoi procesin e kontrollit të cilësisë që shishet kalojnë, pa u konstatuar asnjë problem apo defekt. Megjithatë, më vonë, Gjykata e Barcelonës e la në fuqi ankesën dhe urdhëroi kompaninë dhe siguruesin që ta kompensonin atë me 127 927 euro. Organi më i lartë gjyqësor vlerësoi se dëmi është rezultat i mosofrimit të garancisë që pritej nga shishja, siç kishte ndodhur në raste të tjera. Dhe, duke qenë se është produkt me defekt, prodhuesi duhet të përgjigjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE