Konfirmohet hyrja e Olsi Bylykut në BBVA, bashkë me të edhe ky personazh i njohur!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy, më mirë se një! Çifti në kërcim i DWTS, pjesë e “Big Brother VIP Albania?!

Janari po afron dhe dita ditës, burime të ndryshme po konfirmojnë personazhet që pritet ti bashkohen shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Deri më tani është konfirmuar hyrja në reality show e Graciano Taganit, Endrik Bibës, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperi Bardhi.

Ndërsa së fundmi, burime për “Panorama” kanë konfirmuar edhe hyrjen e aktorit Olsi Bylyku. Prej kohësh emri i tij është aluduar se do të jetë pjesë e BBVA. Madje, pritet që edhe ish-partnerja e tij, Egli Tako, të jetë pjesë e shtëpisë së famshme.

Një emër tjetër që i njëjti burim konfirmoi është Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality show.

Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të dielë, krah Kiara Titos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51301 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE