Ceremoni hebraike në Elize, të gjithë kundër Emmanuel Macron-it!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ceremoni hebraike në Elize, të gjithë kundër Emmanuel Macron-it!

Presidenti francez, Emmanuel Macron po akuzohet se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së tij zyrtare, në Pallatin Elize.

Në një vend ku ndarja e fesë është vetë feja, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda Sallës historike të Festivalit, të enjten e kaluar u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe po ashtu të së djathtës.

Presidenti Macron kishte ftuar kryerabinin, Haimm Korsia, për të ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah apo shandanë, për të shënuar fillimin e festivalit hebraik të dritës. Macron u shpërblye për luftën e tij kundër antisemitizmit.

Por, kur videoja e ceremonisë u shfaq në rrjetet sociale, pak pas saj, kritikat shpërthyen nga të gjitha anët.

Për francezët, presidenti ka bërë një gabim turpërues duke e lejuar futjen e fesë brenda presidencës laike. David Lisnard, një figurë e lartë opozitare nga krahu i djathtë, i cili është edhe kryetar i Bashkisë së Kanës deklaroi:

Më sa di unë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit.

Kritika pati edhe nga presidentja socialiste e rajonit Oksitania, Carole Delga:

Pallati Elize nuk është vend i fesë. Nuk mund të bësh kompromis me laicizmin!

Alexis Corbiere nga ekstremi i majtë Franca e Papërkulur u shpreh:

A do ta bëjë tani Macroni të njëjtën gjë edhe për fetë e tjera? Për disa po, për disa jo? Kjo është një lëvizje e rrezikshme!

Ky zhvillim ka tronditur edhe disa hebrenj francezë madje.

Kjo është diçka që nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri, tha Yonathan Arfi, i cili udhëheq Këshillin Përfaqësues të Institucioneve Hebraike të Francës.

Ideja e laicizmit u fut në ligjin francez më 1905-ën, pas shumë vitesh mosmarrëveshjesh mes shtetit dhe Kishës Katolike Romake. Ligji garantoi lirinë e besimit, por i dha fund përfshirjes shtetërore në kishë dhe i largoi të gjitha shenjat e fesë nga ndërtesat publike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE