E quajti të papjekur, Ina i përgjigjet Valbonës gjerë e gjatë: “E drejta e abortit…”

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E quajti të papjekur, Ina i përgjigjet Valbonës gjerë e gjatë: “E drejta e abortit…”

Ina Kollcaku, pas eleminimit nga programi “Dancing with the stars” ishte e ftuar në “Fan Club”, ku foli edhe për përplasjen me Valbona Selimllarin. Ajo u shpreh se nuk priste të merrte pikë të larta nga Valbona, pasi sipas saj ajo e shihte shtrembër në prapaskena.

Kësaj deklarate të Inës, anëtarja e jurisë i ktheu përgjigje ditën e djeshme në “Fan Club”.

Valbona u shpreh se përveç dashamirësisë për të dhe për të gjithë konkurrentët e tjerë, ajo nuk ka patur asgjë personale me Inën. E indinjuar, Selimllari u shpreh se Ina del dhe thotë se është në mbrojtje të grave, ama vetë atë e ofendoi, duke e quajtur më tej të papjekur.

Valbona tha se kishte për qëllim ta mbronte Inën pasi kjo e fundit hapi një debat që nuk i takonte, atë të përplasjes mes Eltionit dhe Ilirit. Më tej, përsa i përket pjesës se ajo e shihte shtrembër në prapaskenë, Valbona e mohoi duke thënë se ajo nuk sheh shtrembër as ata që i ka inat e jo më Inën me të cilën nuk ka patur asnjë gjë.

Fill pas intervistës së Selimllarit, nuk ka vonuar edhe përgjigjia e Inës, e cila përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se në fakt Valbonës i mungon koncepti i feminizmit dhe i ofezës.

“Unë jam në mbrojte të grave” do e thoshte një njeri neurotike! Neuroza e këtij Kompleksi nuk egziston te unë! Për shume vite me rradhë mundohem të qartësoj ata/ato që përtojnë të lexojnë se përse u krijuan lëvizjet feministe dhe cili ishte qëllimi. Po e bëj prap.

1. E drejta e votës
2. E dreja për pozicione drejtuese
3. Rrogë të njëjtë për të dyja gjinitë për të njëjtin pozicion
4. E drejta e abortit”.

Reagimet e Ina Kollcakut në InstaStory:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE