Japonia e India refuzojnë epitetin ‘ksenofobë’ të presidentit amerikan Biden për emigracionin!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Japonia e India refuzojnë epitetin ‘ksenofobë’ të presidentit amerikan Biden për emigracionin!

India e Japonia kanë refuzuar sot një koment të presidentit amerikan Joe Biden ku i quajti vendet aleate “ksenofobe” pasi ‘nuk marrin shumë emigrantë’, si dhe për grupimin e bashkëpunimin e tyre me Rusinë e Kinën.

Ministri i jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar tha se vendi i tij historikisht ka qenë i hapur për emigrantë dhe se vendi është në situatë të mirë ekonomike ndryshe nga sa la te kuptohej Biden, shkruante rrjeti ‘Economic Times’.

“Pikësëpari, ekonomia e Indisë nuk është e dobët,” tha Jaishankar për mediat, teksa në koment Biden gjithashtu se këto vende ‘nuk po përfitojnë nga avantazhet ekonomike të emigracionit’.

“Ne jemi të hapur për njerëz që kanë nevojë të vijnë në Indi, dhe kanë pretendime për të ardhur në Indi”, tha Jaishankar duke iu referuar një ligji që përshpejton dhënien e qytetarisë për emigrantë jo-muslimanë në Indi.

Ndërsa Japonia, vendi me popullsinë më të vogël të emigrantëve në grupin G7, gjithashtu kritikoi komentet e presidentit duke i quajtur “të pafata” si dhe “jo të bazuara në kuptimin e saktë të politikave të Japonisë”.

Në një event të fundit fushate Biden kishte kritikuar vendet që marrin pak emigrantë, duke argumentuar se kjo “ka zgjeruar ekonominë në SHBA”.

Por përfshirja e Japonisë dhe Indisë në këtë lloj kritike vjen si një surprizë pasi më herët ai theksonte dëshirën e forcimit të lidhjeve me to, shkruan rrejti i Katarit, Aljaseera.

Vitin e kaluar Biden priti kryeministrin Narendra Modi në Shtëpinë e Bardhë, ku vlerësoi se dy vendet kishin të përbashkët “karakterin demokratik” dhe “diversitetin”.

Ndërsa në prill ai priti kryeministrin japonez Fumio Kishida duke vlerësuar partneritetin “e pathyeshëm” mes vendeve.

Pas deklaratës Shtëpia e Bardhë u përpoq të qartësonte se komentet e Biden nuk kishin qëllim të dëmtojnë lidhjet e SHBA me Japoninë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51304 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE