Masat për Inceneratorin e Tiranës, sot seanca në GJKKO!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Masat për Inceneratorin e Tiranës, sot seanca në GJKKO!

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për masën ndaj të dyshuarve si të përfshirë në Inceneratorin e Tiranës, prej të cilëve janë ekzekutuar 12 masa. Për tre të tjerë vazhdon kërkimi. Gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka po merr në pyetje 15 të hetuarit për Inceneratorin e Tiranës, mes tyre ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të dikasterit të Mjedisit, Alqi Bllako.

Prej orës 10:30, Gjykata e Posaçme nisi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të 15 personave të vënë nën hetim, për Inceneratorin e Tiranës. SPAK thotë se zyrtarë të lartë të Bashkisë Tiranë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, paracaktuan fituesit, që ishin dy biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Dyshohet se ata u përfshinë në korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash në këtë koncesion. Prokurori Dritan Prençi i kërkoi gjyqtares Irena Gjoka të lërë në fuqi masat, si dhe vijimin e tyre për ata që janë shpallur në mungesë dhe që janë 11 arrest në burg e 4 me arrest në shtëpi.

SPAK thotë se kompjuteri i Klodian Zotos ndihmoi prokurorët në zbërthimin e lidhjeve të tij me zyrtarët që konsultoheshin me të, për procedurat e koncesionit, si dhe dokumentacionin e kërkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE