Nisin përgatitjet për “BBV3”, ja pamjet brenda shtëpisë!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nisin përgatitjet për “BBV3”, ja pamjet brenda shtëpisë!

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.  Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.  Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por  faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

Edhe afërsisht një muaj na ndan nga fillimi i edicionit të tretë, ku mbrëmja e spaktaklit të parë është 13 janari. Tashmë duket se kanë nisur përgatitjet dhe rregullimet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e këtë na e ka treguar pak më parë edhe Lori Hoxha, ku mesa duket shtëpia këtë edicion do të jetë me shumë ndryshime.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muçën dhe Erjona Rusin është diskutuar rreth emrave të rinj që po përfliten se do të jenë pjesë të “BBV3”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE