Ronela Hajati pjesë e “Big Brother VIP 3”?

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronela Hajati pjesë e “Big Brother VIP 3”?

Në puntatën e të shtunës në “Më lër të flas”, ndër të ftuarit ishte edhe këngëtarja e njohur, Ronela Hajati.

E duke ditur se në qendër të vëmendjes momentalisht është “Big Brother VIP”, këngëtarja nuk kishte si ti shpëtonte pyetjes nëse do të merrte pjesë në këtë reality show.

“A do merrje pjesë në Big Brother?”, u pyet Ronela, e cila në fillim hezitoi të përgjigjej e më pas tha: “O jo. Kam frikë. Nuk jam. Jo, jo, jo”.

Deri më tani, pritet që në “Big Brother VIP Albania 3”, këta do jenë disa nga personazhet e njohur që do të bëhen pjesë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Dea Vieri, Graciano Tagani, Endrik Biba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperi Bardhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE