Shpallet ‘makina e vitit’ në Japoni!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpallet ‘makina e vitit’ në Japoni!

‘Makina japoneze e vitit’ është një Toyota Prius e re ndërsa ndiqet nga BMW X1 dhe crossover Honda ZR-V. Edhe pse ish-kreu i Toyota-s, Akio Toyota, nuk besonte në fatin e mirë të modelit Prius, inxhinierë të tjerë besuan dhe e ridizajnuan plotësisht pjesën e jashtme, duke i shtuar edhe motor hibrid.

Në variantin e fundit Prius, baza e makinës është një motor benzine 2.0 litërsh me një fuqi maksimale prej 111 kW, të cilit i bashkangjitet edhe një motor elektrik prej 120 kW. Dy motorët së bashku ofrojnë një fuqi maksimale prej 164 kW, fuqi kjo që mundëson përshpejtimin e fuqishëm të Toyota-s (0-100 km/h në 6.8 sekonda). Prius përmban edhe një bateri me kapacitet 13.6 kWh, karikimi i plotë i së cilës zgjat katër orë. Çmimi “Makina japoneze e vitit” zgjidhet nga një juri prej 60 personash, me përfaqësues nga 39 vende të ndryshme.

Rikujtojmë, se Toyota po tërheq më shumë se 1.8 milionë makina të modelit RAV4. Prodhuesi i automjeteve, është duke tërhequr makinat e viteve të modelit 2013-2018. Çështja ka të bëjë me një rrezik zjarri nga disa bateri zëvendësuese. Meqenëse disa bateri zëvendësuese në SUV nuk kanë dimensionet e duhura, ato mund të ‘dridhen’ dhe të ndezin një zjarr nëse makina bën një kthesë të fortë. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE