Boksieri gjerman Ibrahim Ayada në gjendje kritike për jetën, qëllohet në qafë nga një bandë!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Boksieri gjerman Ibrahim Ayada në gjendje kritike për jetën, qëllohet në qafë nga një bandë!

Boksieri gjerman Ibrahim Ayada është qëlluar së fundmi në qafë në Berlin dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ayada po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa dy persona qëlluan në dretim të makinës disa herë dhe një nga plumbat e kishte qëlluar atë në qafë, raporton “Bild”.

Sulmuesit u larguan dhe Ayada iu dha ndihma e parë nga punonjësit e hotelit që ndodhet përballë vendit ku jeton. Menjëherë në vendngjarje ka dalë edhe policia, e cila ka konstatuar se agresorët kishin gjuajtur tre fishekë. Ayada u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacion urgjent, por mbetet në gjendje kritike. Supozohet se kjo ka qenë një përballje mafioze sepse boksieri shpesh shoqërohej me një nga bandat kryesore të Berlinit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE