Jo vetëm Arbana, por as Eduarti nuk do të jetë pjesë e BBV3! Ja kush do të jetë regjisori këtë sezon!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ishte në premierën e “Në kuadër të dashurisë”? Ja si qëndron e vërteta e Arbana Osmanit

Nisja e sezonit të 3 të BBV duket se do të vijë me shumë risi.

Jo vetëm kasti i banorëve të përzgjedhur, por produksioni këtë vit ka vendosur të vijë tërësisht ndryshe edhe në konceptimin vizual.

Shtëpia, skena, logo, ngjyrat dhe gjithçka tjetër do të jetë e konceptuar tërësisht ndryshe.

Sipas burimeve, thuhet se këtë vit spektakli nuk do të moderohet nga Arbana Osmani, por nga Ledion Liço.

Madje jo vetëm kaq, por duket se Arbana Osmani nuk është e vetmja që po largohet nga BBV, të paktën për këtë sezon, por edhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj.

Këtë sezon, regjisor i BBV thuhet se do të jetë Ergys  Lubonja, i cili është aktualisht regjisor i DWTS.

Madje, në bion e profilit të tij, Eduarti ka shënuar projektetet e tij, ku atë të BBV e ka përmbyllur në 2023, pra në sezonin e shkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49246 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE