Si do të përfundojë çështja e Ervis Martinajt? Gazetari zbardh prapaskenat

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si do të përfundojë çështja e Ervis Martinajt? Gazetari zbardh prapaskenat

Gazetari Eni Ferhati beson se çështja e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj do të përfundojë në një “DZA”, që do të thotë dosje për zbulim autori, teksa shtoi se dosja do të pluhuroset në sirtarin e policisë dhe prokurorisë.

Në emisionin “Review”, Ferhati u shpreh se kjo çështje ka marrë dhe po merr shumë kohë për t’u zbardhur.

“Kur thuhet në rrugë të mbarë, unë kam përshtypjen që minimalisht, zoti Rrumbullaku mund të ketë siguruar një provë, për eleminimin e pistave që mos të harxhohet kohë, burime njerëzore për shkruarjen e një piste pa pasur “brum” po themi. Unë këtë nënkuptoj me këtë që thotë zoti Rumbullaku. Nga ana tjetër, të krijohet një përshtypje sikur, shumë çështje të tjera, edhe kjo çështje, për shkak se në Shqipëri ndodhin shumë zhvillime dhe harrohet nga një skandal apo një ngjarje tjetër që pasion ngjarjen që kaloi.

Unë kam qenë ndër të parët që kam thënë që kjo çështje do na marrë shumë kohë dhe besoj se ende do na marrë shumë kohë, për të mos thënë edhe faktin që, çështja e Ervis Martinajt do të përfundojë në një “DZA”. “DZA” është dosje për zbulim autori, e cila do të pluhuroset në sirtarin e policisë dhe prokurorisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE