Zelensky takim me Biden në SHBA. FMN aprovon 900 milion dollarë ndihmë për Ukrainën!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky takim me Biden në SHBA. FMN aprovon 900 milion dollarë ndihmë për Ukrainën!

Presidenti amerikan Joe Biden pret sot në Shtëpinë e Bardhë kreun e shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kohën kur bisedimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kongres.

Kjo është vizita e tretë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për herë të fundit, ai ishte atje në shtator.

Presidenti ukrainas po shpreson t’i prekë pak zemrat e ligjvënësve republikanë të cilët po e lidhin ndihmën për vendin e tij të sulmuar nga Rusia, me ndryshimet në politikat e brendshme të emigracionit dhe mbrojtjes së kufirit.

Një ndihmë tjetër ndërkohë, ai arriti ta siguronte nga FMN-ja, shefja e të cilit, Kristalina Georgieva u takua me të fill pas mbërritjes në Uashington, për t’i njoftuar disbursimin e 900 milionë dollarëve si  pjesë e programit 15.6 miliardë dollarë, si hua për Ukrainën.

Georgieva e përgëzoi për rritjen ekonomike pozitive, pavarësisht luftës dhe e siguroi atë për vijimësinë e mbështetjes financiare që është jetike në këto kushte për Ukrainën. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se pavarësisht shpërthimit të konfliktit shkurtin e vitit 2022, nga ekonomia ukrainase kane vazhduar të mbërrijnë sinjale positive e i tillë duket se mbetet dhe parashikimi për 2024-tën.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë se saj të Financave, që nga fillimi i luftës Ukraina ka marrë deri tani një mbështetje buxhetore prej 68.5 miliardë dollarësh.

Zyrtarët e administratës e kanë parë prej kohësh Zelenskyn si avokatin më efektiv të vendit të tij dhe ai ka kaluar 21 muaj që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022 duke iu drejtuar parlamenteve, asambleve, samiteve ndërkombëtare dhe shfaqjeve të çmimeve për të mbledhur mbështetje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48984 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE