E rëndë/ Dhunohet seksualisht 2023 vjeçarja, arrestohet babai i ish-deputetit

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Dhunohet seksualisht 2023 vjeçarja, arrestohet babai i ish-deputetit

Një 23-vjeçare shqiptare është përdhunuar në Pejë, Kosovë.

E reja me probleme të shëndetit mendor, ishte raportuar si e zhdukur nga policia në Shqipëri. Pak ditë më parë ajo ishte gjetur dhe dërguar në emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ajo ishte dhunuar. Pas ekzaminit në institutin e mjekësisë ligjore është zbuluar se vajza është përdhunuar.

Për këtë ngjarje, Prokuroria e Pejës ka arrestuar dy persona, Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj.

Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar edhe makinën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Sipas mediave në Kosovë, njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë babai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berishës. Ky i fundit ka thënë se arrestimin e babait e ka marrë vesh nga fqinjët pasi nuk ishte në dijeni të diçkaje të tillë.

Burimi: /Joq Albania

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE