“Krenar për Shqipërinë”/ Rama publikon pamjet pak para nisjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Krenar për Shqipërinë”/ Rama publikon pamjet pak para nisjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel!

Kryeministri Rama ka publikuar disa foto vetëm pak minuta para nisjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shprehet krenar për arritjet e Shqipërisë.

“Krenar për Shqipërinë. Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”- shkruan Rama.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot me homologët e tyre të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku fokusi kryesor do të jetë në perspektivën e anëtarësimit në BE, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Në nisje të samitit Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi se zgjerimi i BE-së është një investim në “paqe, siguri dhe progres”, prandaj nënvizoi se premtimi duhet mbajtur. Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030 por për këtë të dyja palët si BE dhe vendet aspirante duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë.

Në një dokument të Këshillit Evropian drejtuar deputetëve shqiptarë, nënvizohet se pritet me padurim që të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.

Një tjetër pikë që theksohet në konkluzionet e Këshillit të Evropës është dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mes opozitës dhe mazhorancës. Po ashtu vlerësohen rezultatet e arritura nga SPAK.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE