“Vrasje e rëndë në tentativë”- Ndalohet nga policia reperi i njohur shqiptar

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vrasje e rëndë në tentativë”- Ndalohet nga policia reperi i njohur shqiptar

Reperi kosovar, Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovicë, në fund të muajit mars, tashmë është ndaluar.

Prokuroi i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Pas disa bastisjeve dhe thirrjeve përmes mediave, ai është paraqitur në stacionin policer. Të njëjtit i është shqiptuar masa e parabrugimit për 48 orë.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ai dhe i dyshuari tjetër, Fitim Doda, i cili u dorëzua më 24 prill në Polici, dyshohen për tentim vrasjen më 26 mars, në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Kolovicë të Prishtinës.

Prishtina u trondit atë ditë nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites dhe në mbrëmje, e që përfunduan tragjikisht me vrasjen e dy personave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE