Njerëzit besojnë dhe mbajnë mend më shumë faktet e rreme, studim!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njerëzit besojnë dhe mbajnë mend më shumë faktet e rreme, studim!

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Warwick, gjysma e njerëzve besojnë faktet e rreme, pra mbajnë mend ngjarje që kurrë nuk u kanë ndodhur. Ky studim mbi kujtimet e rreme tregon se, nëse na thuhet për shembull një ngjarje tërësisht e sajuar mbi jetën tonë, në mënyrë të përsëritur dhe e imagjinojmë këtë ngjarje sikur ka ndodhur, pothuajse gjysma prej nesh do ta pranojë më vonë si të vërtetë.

Pjesë e studimit ishin mbi 400 pjesëmarrës. Atyre i’u treguan ngjarje fiktive disa herë në lidhje me jetën e tyre dhe u zbulua se 50% e pjesëmarrësve besuan, në një farë mase, se ato kishin përjetuar vërtetë ato ngjarje. Sipas studiuesve është shumë e vështirë të përcaktosh se kur një person sjell ndër mend ngjarje të kaluara dhe kujtime të rreme, madje edhe në një mjedis të kontrolluar kërkimore, aq më tepër në situata të jetës reale.

Këto gjetje ngrejnë pyetje rreth autenticitetit të kujtimeve të përdorura në hetimet mjeko-ligjore, dhoma gjyqësore dhe trajtimet me terapi. Për më tepër, kujtimet kolektive të një grupi të madh njerëzish apo të shoqërisë mund të jenë të gabuara, për shkak të keqinformimit nga lajmet, që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm mbi perceptimet dhe sjelljet e njerëzve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE