“Të vdektë fëmija në bark”/ Me lot në sy, Sara tregon kërcënimet tronditëse si dhe raportin me Kiara Titon

vovalbania April 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të vdektë fëmija në bark”/ Me lot në sy, Sara tregon kërcënimet tronditëse si dhe raportin me Kiara Titon

Sara Gjordeni, ka treguar se pasi ajo dhe Bardhi konfirmuan lajmin e shtatzënisë, ka marrë edhe disa mesazhe jo fort të këndshme.

E ftuar në programin “Cherry on Top” të Bora Zemanit, ajo tha se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo imagjinate, madje një ndjekëse e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”– tha Sara në Top Channel.

Ndërsa nuk la pa i kërkuar ndjesë edhe Kiarës për komentin e bërë ndaj saj.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE