Para samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Borrell: Zgjerimi duhet të përshpejtohet!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Para samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Borrell: Zgjerimi duhet të përshpejtohet!

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka folur për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel.

Ai tha se zgjerimi i Bashkimit Europian duhet të përshpejtohet sa më shumë, ndërsa theksoi se duhet përforcuar mbrojtja e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi në luftën kundër krimeve kibernetike.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Borrell tha se në ditët e fundit ka pasur lajme të mira nga të dyja palët.

“Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”- tha Borrell.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel. Ai nënvizoi se në 2030 duhet zgjerim i të BE-së, dhe për këtë shtoi se kërkohet angazhim nga të dyja palët, si nga ana e BE por edhe nga vendet aspirante.

“Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor.  Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçantë në sundimin e ligjit dhe të sundimit të ligjit. Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.

Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi tëg fortë kur jemi të bashkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE